20.5 C
Tirana

Veçoritë që fëmijë i trashëgon vetëm nga nëna

VENDI

Çdo gjë e trashëgojmë nga prindërit, duke filluar nga sjellja e deri tek inteligjenca. Megjithëse gjenetika është diçka komplekse, hulumtimet kanë treguar se disa trajta të caktuara i trashëgojmë vetëm nga nëna.

Inteligjencën

Një anketim me mbi 12,000 njerëz mes moshave 14 dhe 22 vjet ka zbuluar se cilët faktorë ndikojnë në inteligjencë, status socio-ekonomik dhe në edukim. Rezultatet kanë treguar se nëna e ka ndikimin më të madh gjenetik në inteligjencën e fëmijës. Sipas ekspertëve, inteligjenca e nënës dhe fëmijës dallon mesatarisht vetëm 15 pikë.

Shprehitë e gjumit

Studimi i publikuar në revistën “Sleep Medicine” kishte zbuluar se nënat ua trashëgojnë fëmijëve shprehitë e gjumit dhe se bebet pushojnë më pak dhe flenë më vonë nëse nënat e tyre kanë probleme me gjumin. Në mënyrë interesante, shkencëtarët nuk kanë zbuluar të njëjtën lidhje me baballarët e tyre.

Shpejtësia e plakjes

Siç duket, gjenet e nënës ndikojnë në shpejtësinë tonë të plakjes. Shkencëtarët kanë zbuluar se një gjen të cilin e trashëgojmë vetëm nga nëna kontrollon në mënyrë të pjesshme procesin tonë të plakjes.

Menopauza

Edhe mosha në të cilën e kaloni menopauzën duket se trashëgohet nga nëna. Megjithatë, ekipi hulumtues ka zbuluar se nuk luan rol vetëm gjenetika, por edhe stili i jetesës.

- Advertisement -

TE FUNDIT