10.5 C
Tirana

Vdes në aksident vëllai i kryetarit të PD

VENDI

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, ku mbeti i vdekur një person.

Sipas njoftimit të policisë, në fshatin Pishkash u përplasën dy makina dhe për pasojë drejtuesi i njërit prej mjeteve, Ardian Vreto. 45 vjeç, ndërroi jetë. Viktima është edhe vëllai i kryetarit të PD në Librazhd, Bujar Vreto.

Po ashtu raportohet edhe për tre shtetas të plagosur. Dy prej të plagosurve janë çift bashkëshortësh nga Durrësi, Adnan e Frida Sofa, të cilë janë transportuar në spital.

Në vendngjarje janë forcat e policisë, të cilat po hetojnë për të zbuluar arsyen pse ndodhi aksidenti.

- Advertisement -

TE FUNDIT