7.5 C
Tirana

Varfëria nuk njeh kufi, ndan djalin e vogël nga familja.

VENDI

Varfëria nuk njeh kufi, dhe as nuk të kursen. Vetëm 40 km larg nga Vlora në fshatin Poro të njësisë administrative Novoselë jeton familja Lepuri. Tre anëtarë bashkëshortët Leonidha dhe Ermelinda dhe Vangjeli djali i tyre.

Ata kanë edhe një djal më të vogël që jeton në fshatin Panaja me gjyshërit kjo si pasojë e pamundësisë ekonomike të familjes Lepuri.

Gjendja jonë ekonomike është shumë e keqe e mjerueshme. Një e kam këtu një e kanë marrë njerëzit e mi sepse jemi keq nga gjendja ekonomike, thotë gruaja.

Ata shprehen se jetojnë në një banesë e cila çdo ditë njeh vetëm rrënim. Të dy tërmetet edhe i shtatorit edhe tërmeti i 26 nëntorit shtoi dëmtimet në suva të banesës së amortizuar ndër vite.

Dhe këtu jetojmë me shumë frikë, sepse e lëkundi një herë tërmeti i parë, por ky i dyti e shkatërroi dhe ne më shumë kemi ndenjur jashtë, thotë gruaja.

Në familjen Lepuri të vetmet orendi shtëpie që shikon janë vetëm 2 divane të dhuruara nga fqinjët dhe një frigorifer bosh.

Ne kërkojmë një shtëpi ku të fusim kokën. Natën rrimë tek mullarët jemi shumë keq, thotë kryefamiljari.

Ja me atë 50 mijë lekë ushqehemi herë hamë herë jo. Jemi në gjendje të mjerueshme. Çfarë Vit i Ri ku mund ta kalojmë skemi asgjë, shprehet kryefamiljari.

Trishtimi bëhet therës kur në sytë e një 22 vjeçari nuk shikon më asnjë shpresë. Djali i madh i familjes tregon se shpesh flenë pa ngrënë. Ndërsa festën e ndërrimit të viteve, i riu druhet se do e festojë me barkun bosh.

Viti i Ri erdhi unë nuk kam për të ngrënë. Kam vetëm pesë dele dhe ruaj ato dhe kur kthehem në darkë nuk kam për të ngrënë dhe flejë gjumë. Edhe në dyqane nuk na japin më sepse kemi gjithë ato lekë për të paguar, thotë djali.

Të mposhtur nga hallet dhe sfilitja e jetës ata drejtojnë sytë nga shtetit dhe qytetarët. Familja Lepuri apelon për ndihmë, pa të cilën duket se ata nuk do ia dalin dot mbijetesës pasi në dyqanet ushqimore lista sa vjen e shtohet.

- Advertisement -

TE FUNDIT