Valer Kolnikaj: Të dënuarit janë fansat e mi, gjejnë veten tek unë se jam i guximshëm

Valer Kolnikaj njihet si ndër personazhet publike më pikantë shqiptare që prej kohësh mban edhe postin e mjekut, ka treguar situatën brenda qelive.

PUBLICITET

 

Në një lidhje me Skype në “Vizoini i pasdites”, Kolnikaj tha se shumë nga të bur gosurit janë fansat e tij dhe kanë gjetur veten tek ai për nga guximi.

 

“Të bur gosurit mbahen si të guximshëm, por covid-19 i ka bërë të jenë më të kujdesshëm se kurrë. Kanë qenë shumë bashkëpunues. Në bu rg personazhet televizivë njihen më mirë se kudo tjetër. Janë të lidhur shumë ngushtë me ne që dalim në ekran, na ndjekin vazhdimisht. Tingëllon e çuditshme por janë njerëz shumë të mirë. Ka vlera dhe mirësi shumë.Ishin fansat e mi që nga nismat e para në shoëbizz. Ose u dukem si tip i ngjashëm se jam i guximshëm, pa limite. Gjejnë pak nga vetja e tyre. Kanë shumë përzemërsi,” u shpreh Valer Kolnikaj.

 

Sa i përket situatës së krijuar nga emergjenca Covid-19, Valeri ndau edhe frikën e tij më të madhe, atë për familjen e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë mendoj çtaksirat kanë dy fëmijët e mi të vegjël, të infektohen nga prindi që punon gjithë kohës në shëndet. Të vret shumë… Çdo mjek, që janë më shumë në shërbim të të tjerëve sesa të njerëzve të tij, ndihen në faj shumë ndaj fëmijëve, bashkëshortes apo prindërve. Të fundit kujtohemi për ata.”

 

Sa i takon kthimit në ekran, Valeri u shpreh se shumë shpejt do ta shikojmë sërish në një format televiziv.

 

“Do kthehem në ekran. Me shumë siguri, dhe po të dua unë ta lë ekranin nuk më le ai asnjëherë. Ekrani ka nevojë për njerëz të guximshmë dhe aventurierë,”- përfundoi Valeri.

PUBLICITET