18.5 C
Tirana

Valer Kolnikaj bëhet baba për herë të dytë, i vendos djalit emër shumë të veçantë

VENDI

I ftuar muajin e kaluar në “Xing me Ermalin”, Valer Kolnikaj zbuloi ekskluzivisht se do bëhej baba për herë të dytë. Tashmë vogëlushi ka ardhur në jetë dhe Valeri na ka prezantuar me të përmes rrjeteve sociale.

 

Ai ka postuar një foto të bashkëshortes me vogëlushin dhe zbulon se i kanë vendosur emrin Elizeo.

 

“Miresevjen shpirt i shpirtit tone ELIZEO , kjo nate e madhe dhe e shenjte e bekofte e gezofte jeten tende veç me te mira o bir”, shkruan Valeri.

“Është bekim i ardhur nga Zoti në kohën më të duhur. I qofshim falë Atij për çdo të mirë që na sjell në jetë dhe për çdo person që na zbukuron jetën”, tha Valeri në “Xing me Ermalin”.

- Advertisement -

TE FUNDIT