12.5 C
Tirana

Vajza shqiptare ngre në këmbë publikun dhe jurinë në Poloni.

VENDI

Njëmbëdhjetëvjeçarja shqiptare është favorite për të fituar edicionin e sivjetmë të The Voice Kids 3 në Poloni.

Vajza kosovare me zërin e saj doli mahnitëse dhe u bë temë diskutimi në tërë Poloninë për ngjyrat e zërit të saj dhe mjeshtrinë e këndimit.

Ajo është Eliza Xërxa vajza nga Gjakova e lindur dhe rritur në Poloni që me performancën e saj ka bërë që juria në Poloni të ngrihet në këmbë.

Eliza solli para publikut dhe jurisë këngën e Demi Lovatos Stone Cold. Sapo nisi këngën ajo arriti ta përvetësojë jurinë e cila pa pritur vazhdimin u kthyen të gjithë për të parë e shijuar performancën e Elizës.

Në fund të performancës zëri i saj i fuqishëm u ndal e u zëvendësua me lotët që nuk i mbajti dot.

- Advertisement -

TE FUNDIT