12.5 C
Tirana

Vajza e Xhevdet Ferrit sqaron sëmundjen e të atit dhe arsyen pse nuk pranoi homazhe shtetërore.

VENDI

Një ditë pasi përcolli të atin për në banesën e fundit Bora Feri vajza e artistit të mirënjohur Xhevdet Ferri ka vendosur të flasë me fjalë zemre për babanë e saj që tashmë nuk është më duke sqaruar edhe problemin shëndetësor që rezultoi fatal për jetën e tij.

Ajo tregon se Xhoda, siç e thërrisnin të gjithë kishte kaluar një sëmundje të rëndë që e kishte mposhtur me sukses por një një insuficiencë e rëndë pulmonare mosfunksionimi i mushkërisë i mori jetën.

Bora Feri thotë mes dhimbjes thotë se zgjodhën të mos mbajnë homazhe publike për aktorin e madh të kinematografisë shqiptare për të respektuar vetë dëshirën e këtij të fundit vullneti i të cili ishte që edhe në jetën e përtejme ti ruhej diskrecioni që kishe zgjedhur të mbante gjatë jetës së vet.

Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit.

1. Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per tju falenderuar nje nga nje ju lutem pranoni keto falenderime publike.

2. Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.

3. Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje semundje te rende te cilen e kishte mposhtur me sukses.

Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare te cilen nuk mundi ta mposhtte. Falenderime per ekipet e spitali qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar. I provuam te gjitha pa pishman.

4. Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme ti prezervohej ky diskrecion.

E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille.

Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla. Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi nuk mendojme per perceptime publike apo politike. Me shume mirenjohje e perzemersi shkruan Bora Feri.

- Advertisement -

TE FUNDIT