14.5 C
Tirana

Vajza e vogël e familjes Greku zë ngushtë Ramën, i kërkon llogari…

VENDI

Kryeministri Edi Rama ka vizituar mbrëmjen e sotme sërish familjen Greku e cila humbi tre anëtarë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion veliaj Rama shkoi në banesën e re të kësaj familjeje e cila është akomoduar në Shkozë te banesat sociale.

Mirëpo gjatë bisedës me familjarët Rama është vënë me shpatulla pas murit nga vogëlushja e familjes e cila e ka marrë në pyetje për shumë gjëra. Pas çdo fjalie të kryeministrit, vajza e vogël që dëshironte të bëhej balerinë dhe dentiste kur të rritej, kishte një pse ose ku e di ti.

Në momentin që kryebashkiaku Veliaj, po i shpejgonte vajzës së madhe të familjes së godina ku ajo jetonte më parë në qytetin Studenti është shembur dhe do të kthehej në një kampus, kryeminsitri ndërhyri dhe tha. Do të bëhet kampusi i ri.

Në po punojmë dhe do bëhet kampus për ty dhe shokët e tu. Në këtë çast e vogla Greku u shpreh se çfarëdo që të bënin njerëzit sërish do të shkonin pranë Zotit dhe filloi të diskutonte me kryeminsitrin për bisedën që do të bënin kur të ishin në qiell.

Vajza. Edhe po e bëmë ne prapë do shkojmë tek Zoti. Rama. Te Zoti do jemi ne nuk diskutohet por për sa kohë të jemi këtu do i bëjmë gjërat mirë. Se kush të shkojmë atje do na thotë Zoti. Ore çfarë bëtë atje?

Vajza. Edhe ty ka per te thene Zoti të lumtë që i bëre ato gjëra ai e di. Rama. Nuk e di duhet me bërë cmos. Vajza. Ai e di. Rama. Po po ai e di vete. Vajza. E di ai por ne do ta kuptojmë kur të ikim lart cfarë do të thotë ty edhe kalamajve të vegjël.

Edi Rama. Për ju ai e di se ju ka në dritë të syrit. Ai iu ruajti dhe ju mbrojti. Kur të rritesh duhet të bëhesh. Kur të shkosh te gjyshi të thuash ja erdha edhe. Vajza. Ku e njohu gjyshin tim ky? Rama. Po e di unë mi ke treguar disa gjëra ti mua.

Vajza. Për gjysh Halitin e ka ky? Kam dhe një gjysh tjetër unë. Ja si e prishi kjo. Rama. Po tani do e prishi ajo. Kshu ke bërë edhe ti kur ke qenë e vogël. Vajza. Ku më ke parrë ti mua? Rama: Unë stë kam parë. Vajza. E kam seriozisht. Rama. Një zog i vogël më ka thënë gjëra për ty.

Më pas vajza i kërkon kryeministrit që të qëndrojë më tepër në shtëpinë e tyre, ndërsa Rama premton se do të vijë një herë tjetër me djalin e tij Zahon. Rama. Do të vij ndonjë ditë me Zahon. Vajza. Pse nuk erdhi ai? Rama. Është i zënë shumë, ka punë. Vajza. Çfarë pune ka ai përshembull. Rama. Ja si puna jote rri e jep opinione.

- Advertisement -

TE FUNDIT