13.5 C
Tirana

Vajza e Agim Bajkos merr në skenë propozimin për martesë (Foto)

VENDI

Pasi përfundoi me sukses studimet për marrëdhënie ndërkombëtare Blerina Bajko u kthye në Tiranë për një fillim të ri e duket se pas ditës së djeshme ajo ka hapur një tjetër kapitull në librin e jetës.

E pranishme në puntatën e fundit të Këndo këngën time emision të cilin e moderonte i dashuri i saj i zemrës Ardit Roshi Blerina duket se do e mbajë mend gjatë atë mbrëmje.

Në minutat e fundit të emisionit ai ka kërkuar pak kohë për veten jashtë çdo skenari dhe që askush nuk e priste. Mes duartrokitjeve të publikut ai i ka kërkuar Blerinës të ngjitej në skenë e më pas duke e falenderuar për mbështetjen në rrugëtimin e tij në ekran i ka propozuar.

Unë jam njeri shumë privat por këtë moment dua ta ndaj me të gjithë. E di që nuk ke mikrofon kështu që vetëm më dëgjo. Duke iu ulur në gjunjë ai i premtoi se do të përpiqej ta bënte vajzën më të lumtur në botë dhe shumë e emocionuar Blerina tha po përmes një puthjeje.

- Advertisement -

TE FUNDIT