8.5 C
Tirana

Ushqimet më të rrezikuara, kontrolle tek pastiçeritë e dyqanet e mishit

VENDI

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duket se ka ndryshuar qasje ndaj operatorëve ushqimor në vend, duke zbutur penalitetet.

Me rastin e festave të fundvitit trupa e inspektorëve të AKU ka kryer rreth 1100 inspektime shtesë me qëllim kontrollin e produkteve, por fokusi ka qenë më shumë në ndërgjegjësim se sa në venien e gjobes.

Nisur konsumi i lartë i produkteve të mishit, atyre me bazë qumështi si dhe produktet e pastiçerisë kanë qenë në fokus të inspektimeve. Këto janë dhe sektorët me risk për AKU.

Pak kohë më parë qeveria miratoi disa masa shtrënguese, duke ndryshuar edhe kodin penal, për çdo abuzim që konstatohet në tregun ushqimore do të ndëshkohet me burg. Por deri më tani nuk kemi ende denoncime të tilla.

- Advertisement -

TE FUNDIT