12.5 C
Tirana

“URA E MESIT” NJË NGA PERLAT E SHKODRËS

VENDI

Ura e Mesit,Ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir,përfaqeson një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i zhvillimit të Shkodrës dhe rrugëve të saj të komunikimit me viset malore në shek.XVIII-XIX.
E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin krahinat malore me Shkodrën. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë .
Kjo urë përmendet nga shumë autor të huaj që në mesin e shek XIX. Me gjatësi 108 metër, gjërësi 3.40 metër dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar. Në bazë shikohet qartë se nuk është lineare. Por merr një anim prej 14° drejt anës së ulët rreth 5 m në të djathtë të harkut të madh. E detyruar kjo nga shkëmbijt e shtratit të lumit.
Mund të shohim prej teknikave të ndërtimit se Ura e Mesit ka dy faza ndërtimi. Faza e parë ka ndërtimin e harkut qëndror dhe 3 te tjerëve pranë, dy në të majtë e një në të djathtë. Në fazën e dytë të ndërtimit, Kiri mbuloj urën dhe si pasojë u ndërtuan harqet e vogla si ndihmesë në secilin skaj.
Sot ura ka 13 harqe. Më i madhi në qendër, ka një pasqyrë prej 21.5 m, i mbajtur nga brinjë dyfishe me gjërësi 1,08 m. Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër e të ftohtë të lumit Kir.

- Advertisement -

TE FUNDIT