6.5 C
Tirana

UEFA publikon listën me futbollistët më premtues, pjesë e saj edhe 1 shqiptar.

VENDI

Liga e Kampionëve për këtë sezon ka nisur që në verën e vitit 2019 dhe do të mbyllet me finalen e madhe në fund të sezonit. Pjesë e kualifikueseve ka qenë edhe Feronikeli nga Kosova si edhe Partizani nga kampionati shqiptar.

Por pa mundur që të lënë gjurmë në këtë kompeticion madhor në Europë. Megjithatë për të rënë në sytë e klubeve të mëdha në Europë nuk është detyrim të luash në Champions ashtu siç mund të mendohet.

Shembullin më të mirë për këtë e jep talenti i Ballkanit Blendi Baftiu. Mesfushori po kalon një moment fantastik në kampionatin e Kosovës me skuadrën e drejtuar nga Munishi dhe kjo paraqitje është vlerësuar maksimalisht nga UEFA.

Institucioni më i lartë i futbollit në Europë e ka përfshirë Baftiun në listën me 50 talentët më premtues të vitit. Në listën me 50 futbollistët premtues është Baftiu dhe viti 2020 mund të jetë viti ku Baftiu do të shpërthejë si futbollist.

Kujtojmë që Baftiu në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Skënderbeut në Korçë megjithatë nuk iu besua dhe u largua nga bardhekuqtë. Në pushimet e dimrit ishte golashënuesi më i mirë me 10 gola në 17 ndeshje është në pritje të ftesës nga ekipi i parë kombëtar.

- Advertisement -

TE FUNDIT