22.5 C
Tirana

Uefa e dënoi Skënderbeun. Ja çfarë përfituan Vllaznia e Teuta

VENDI

Ditën e sotme është publikuar lajmi se Komisioni Disiplinore i UEFA-s e ka dënuar Skënderbeun me 10 vjet pezullim pjesmarrje në Kupat e Europës.
Rrjedhimisht, në bazë edhe të ligjeve dhe rregulloreve të këtij institucioni, edhe FSHF si anëtare e saj duhet ta dënojë këtë skuadër në arenën kombëtare.
Çka do të thotë se vendimi i pritshëm është që korçarët të hidhen në kategori të tretë.
Nga një vendim i tillë i mundshëm padyshim që do shpëtonte Vllaznia dhe Teuta. Dy skuadrat më të rrezikuara për rënien nga Superliga përveç Lushnjës.
Ka kohë që përflitet për një rrëzim të Skënderbeut nga kategoria por në Shkodër e Durrës nuk kanë dashur ta besojnë.
Mbase edhe për atë se korçarët kanë të drejtë që brenda 60 ditësh ta apelojnë vendimin dhe në rrethana të tilla, kur një
çështje është ende në proces, ndoshta nuk mund të marrë vendime të tilla.
Çka do të thotë se Vllaznia e Teuta duhet të vazhdojnë punën për të tentuar të grumbullojnë sa më shumë pikë sepse
asgjë nuk është e sigurtë për rrëzimin e Skënderbeut nga Superliga.
© shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT