8.5 C
Tirana

U vra për të ndaluar grabitësit, Agur Vrenozi nderohet me titullin “Qytetar Nderi”

VENDI

Bashkia e Fierit i ka dhënë titullin “Qytetar nderi” (pas vdekjes) Agur Vrenozit, qytetarit që ndërhyri për të ndaluar grabitjen në një pikë këmbimi valuator.
Titulli iu dha nën motivimin, për kontributin e tij sublim për të mbrojtur jetën dhe vlerat qytetare.
Pak ditë më parë edhe presidenti Meta i akordoi Agur Vrenozit (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, për aktin e tij vetëmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve. Vrenozi u qëllua me plumb në kokë teksa u përlesh me grabitësit e pikës së exchange-t.
Për ngarjen u arrestuan Luzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali, për të cilët gjykata dha masën arrest me burg.
54-vjeçari Agur Vrenozi u vra të premten më 2 mars gjatë përpjekjes për të ndalur grabitësit në një pikë këmbimi valutor në Fier.
balkanweb.com

- Advertisement -

TE FUNDIT