18.5 C
Tirana

U tha se u anullua shfaqja fyese për shkodranët, por jo. Ja kur do ta shohim në tetrin Migjeni.

VENDI

Nuk ka ku va në këtë botë, është shfaqja monolog e analistit dhe gaztearit Mustafa Nano që do të vinte këtë të shtunë në teatrin Migjeni si një one man show. Madje në lidhje me këtë shfaqje është bërë edhe një postim në faqen zyrtare të teatrit por mesa duket reagimet e qytetarëve shkodranë kanë bërë që ky postim të fshihet duke bërë edhe anullimin e saj.

E gjitha kjo u pohua nga vetë autori Mustafa Nano në emisionin Ftesë në pesë në Top Channel i cili dallohej mjaft qartë në të shprehurin e tij se ndihej mjaft i ofenduar. Gjatë intervistët Bieta Sulo modreatorja e këtij programi tha se vetë produksioni kishte komunikuar me drejtoren e teatrit Migjeni Rita Gjeka e cila në telefon është shprehur se teatri Migjeni nuk e ka anulluar shfaqjen por jemi marrë vëszh me Mustafa Nonon për këtë gjë.

Është e vërtetë që kemi pasur një pakënaqësi nga publiku për këtë pjesë. Sapo është publikuar njoftimi në faqen zyrtare të teatrit Migjeni kemi marrë shumë komente negative . Dhe ato nuk ishin persona anonim por ishin dashamirës të rregullt të teatrit. Si pasojë ne hoqëm postimin pasi nuk ka arsye që në faqen tonë zyrtare të mbajmë komente negative.

Sigurisht për këtë është vënë në dijeni edhe z Nano. Në fund të fundit morëm në konsideratë mendimin e atyre që janë taksapagues dhe mbajnë në këmbë këtë institucion. Megjithëatë Mustafa Nano e ka të hapur derën e teatrit Migjeni në Shkodër. Ai mund të vijë të shtunën apo kur të dojë jë japë shfaqjen por nuk di të them a do të ketë apo jo spektatorë.

Më pas Bieta Sulo i drejtohet Mustafa Nanos nëse pas kësaj deklarate do të shkonte në Shkodër të shtunën për shfaqjen e tij por ky i fundit shprehet se të shtunën në orën 18 do të jetë në Shkodër për të dhënë shfaqjen e tij në teatrin Migjeni.

- Advertisement -

TE FUNDIT