17.5 C
Tirana

U ndaluan në Kufi që mos të hyjnë në shqipëri, Plisat: Intrigat nuk na ndalojnë në kauzën tonë

VENDI

Policia njoftoi këtë të delë se kishte ndaluar në pikën Kufitare të Morinës një çantë me mjete piroteknike por duke mos dhënë detaje se kujt i përkiste

Në lidhje me këtë njoftim të policisë ka reaguar tifogrupi kosovar I kombëtares shqiptare Plisat Në një sqarim të postuar në Facebook, Plisat shprehen se lëndët piroteknike ishin të atyre dhe se ata dispononin kuponin fiskal dhe se nuk e kishin fshehur atë

Ata hedhin akuza në drejtim të policisë se janë ndaluar plot katër orë nën preteksin se posedojnë lëndë të palejueshme. Plisat duke ngritur dyshime me argumentin se dikush nuk I donte në stadium, shprehen se lëndët piroteknike do të përdoreshin gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit dhe jo në stadium

Sot gjatë kalimit të kufirit, në doganë jemi ndaluar plot 4 orë nga Policia Shqiptare, nën pretekstin se posedojmë gjëra jo të lejueshme për ndeshjen Shqipëri-Francë.
Argumentet tona ishin të qarta:

E posedonim kuponin fiskal të piroteknikës

Nuk e kemi fshehur bagazhin me piroteknikë, por e kemi kaluar në procedura të rregullta.

Qëllimi i piroteknikave ishte ndezja e tyre në qytet, e asesi brenda stadiumit. Por, prap se prap gjithë këto për Policinë e Shtetit nuk ishin të mjaftueshme që ta vazhdonim rrugën tonë drejt Tiranës, dhe si rrjedhojë na janë konfiskuar 200 tymuese.

Një gjë është e qartë. Dikujt i konvenon kjo – ju pengon prezenca jonë në përkrahje të kombëtares. Mendojnë se me intrigat e tyre mund të e ndalojnë kauzën tonë shumëvjeçare si PLISA

Andaj, ju bëjmë me dije se. Gjithë këto nuk do të na ndalin. SHQIPËRIA SHQIPTARËVE, JO E TRADHËTARVE

- Advertisement -

TE FUNDIT