U mbytën nënë e bijë në gropë, ja pse u hap gropa ‘e tragjedisë’: Nuk kishin as bukë…!

Në muajin tetor në familjen Mazelli, të Pogradecit, ndodhi një tragjedi, që tronditi vendin

Vajza e vogël e familjes Elena vetëm 10 vjeç ka rënë aksidentalisht në gropën me ujë që përdorej për vaditje, ndërsa e ëma Liria që ishte duke punuar tokën ka hyrë me shpejtësi për ta shpëtuar, por për fat të keq janë mbytur të dyja

Historia e familjes së dy viktima vjen këtë mbrëmje në emisionin Shqiptarët për Shqiptarët ku fqinjët tregojnë gjendjen ekonomike të tyre. Ata thonë se ishin një familje shumë e varfër, ku edhe bukë herë hanin e herë jo.