U kapën me 25 mijë euro të padeklaruara, procedohen 2 persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policisë së Korçës, pasi janë kapur me një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Sipas policisë në Kapshticë, gjatë kontrollit në vijën e dytë është konstatuar se shtetasit J. R 46 vjeç, nga Memaliaj, rezident në Greqi dhe shtetasen bullgare D. D 31 vjeçe, të cilët udhëtonin me mjetin e tyre kishin brenda një shumë të konsiderueshme parash.

Gjatë kontrollit të ushtruar këtyre shtetasve iu gjet një sasi prej 25000 eurosh, të fshehura në trup, të cilat nuk i kishin deklaruar para autoriteteve.