14.5 C
Tirana

U fut në kishë pa maskë, zbulohet gjóba që mori kryeministri

VENDI

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov ka shkelur rregullat për ndalimin e përhapjes së korónavirusit dhe është futur në një kishë pa maskë.

 

Për këtë veprim u gjóbit me 153 euro. Lajmin e bëri të ditur ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev sot (23 qershor). Një ditë më parë, Ananiev i bëri thirrje të gjithëve që të mbanin maska dhe doreza në vende të mbyllura për të ndalur përhapjen e korónavirusit.

 

Sa i përket rastit të kryeministrit, tha se të gjithë personat që ishin pranë tij dhe pa masa mbrojtëse do të gjóbiten. Ashtu si pjesa më e madhe e shteteve, edhe Bullgaria ka nisur me hapjen graduale.

 

Kjo ka ndikuar duke shtuar shifrat e të ínfektuarve në përditësimin ditor, por qeveria bullgare shprehet se e ka përballuar me sukses krízën e pándemisë.

- Advertisement -

TE FUNDIT