8.5 C
Tirana

U ble 75 mijë euro, shikoni sa vlen tani Thomas Strakosha

VENDI

Thomas Strakosha është një bast i fituar mbi të gjitha për drejtorin sportiv të Lacios, Igli Taren.
Nga momenti kur e transferoi nga ekipi i Panioniosit dhe deri më sot, rritja që ka pësuar portieri shqiptar është e jashtëzakonshme dhe konfirmohet me numra.
Gardiani kuqezi u ble vetëm për 75 mijë euro, ndërsa tani vlera e tij ka arritur në 18.6 milionë.
Skuadra e Lacios ia ka rinovuar kontratën deri në vitin 2020, pasi iu trembet interesimeve nga klubet e mëdha në Europë.
Kanë kaluar 6 vite nga koha kur Strakosha u transferua nga Greqia në Itali dhe bëri hapin e madh të karrierës, duke siguruar edhe vendin e titullarit në skuadrën e Lacios.
Tare e transferoi në vitin 2012 dhe ai për disa sezone luajti me të rinjtë, por edhe te Salernitana duke akumuluar eksperiencën e nevojshme për të mbrojtur portën e Lacios në Serinë A.
Tani është një nga më të mirët në rolin e tij në futbollin italian dhe ofertat e shumta në drejtim të Lacios dhe të Strakoshës nuk kanë munguar.
Nga 75 mijë euro në afro 19 milionë nuk janë pak…
Pagesa – Thomas Strakosha, në kontratën e tij të parë me Lacion paguhej 96 mijë euro në vit. Në atë periudhë, ai ishte gardiani i tretë, apo për pak kohë edhe i dyti në listë.
Mirëpo, pas rinovimit me bardhekaltrit më 21 tetor 2017, gardiani shqiptar përfiton 600 mijë euro në sezon, me një kontratë që e mban me kryeqytetasit deri në 30 qershor 2022.

- Advertisement -

TE FUNDIT