13.5 C
Tirana

U arrestua me qëllim ekstradimi në Francë: Kam 40 ditë këtu më lironi.

VENDI

Faruk Baybasin, i konsideruar si Escobari turk doli sot pranë trupit gjykues në Tiranë në limite të afatit të masës së sigurisë vendosur nga Gjykata penale e Tiranës.

Ai u arrestua në Shqipëri me qëllim ekstradimi për në Francë ndërsa ndaj ishte dhënë masa arrest me burg për 40 ditë. Ndaj shtetasit turk organi i akuzës ka kërkuar ekstradimin e tij për në Francë.

Gjatë seancës Baybasin ka kërkuar të dijë nëse është në fuqi ligji për të drejtat e njeriut në Shqipëri ndërsa ka mohuar të ketë qenë ndonjëherë në Francë.

Në përgjigje të pyetjes së tij gjyqtari Gert Hoxha tha se këtu i kemi të gjitha ligjet madje ligje që ju nuk i keni në Turqi.

- Advertisement -

TE FUNDIT