9.5 C
Tirana

U arratis nga burgu grek, shqiptari me makinën plot me drogë përplas makinën e policisë

VENDI

Arrestohet në afërsi të Kosturit një shtetas shqiptar, i cili akuzohet për trafik droge. Shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, iu gjet në makinë një sasi prej 54,4 kg kanabis.
Në përpjekje për t’i shpëtuar patrullës së policisë, 47 vjeçari perplasi mjetin e tij me dy makina të policisë. Pas verifikimeve rezultoi se në maj 2017 ai kishte dalë me leje nga burgu i Patras dhe nuk ishte kthyer më.
Mësohet se bashkë me të ka qenë edhe një shqiptar tjetër, i moshës 43 vjeç, i cili ka mundur të largohet dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Identiteti i 43 vjeçarit gjithashtu nuk është bërë ende i ditur.
*Makina dhe paratë që iu sekuestruan

- Advertisement -

TE FUNDIT