13.5 C
Tirana

Tym e flakë! Shpërthen fabrika e plastikës, dyshohet për viktima, dëshmitarët: Dëgjuam ulërima….

VENDI

Fabrika e plastikës në Campania, Adler Plastic të Otaviano , në provincën e Napolit ka shpërthyer. Mediat lokale shkruajnë se ngjarja ka ndodhur para pak minutash, duke shkaktuar një zjarr masiv dhe re të dendur tymi që ka pushtuar të gjithë zonën.

Sipas raportimeve paraprake, mësohet se tre persona, punonjës të fabrikës kanë mbetur të lënduar, ndërsa dyshohet që nga shpërthimi të ketë pasur edhe viktima.

Dëshmitarët tregojën se kanë dëgjuar ulërima dhe zëra që kërkonin ndihmë, dhe vinin pikërisht nga fabrika. Në vendngjarje ka mbërritur ekipi i urgjencës, ndërkohë që zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët.

Fabrika që shpërtheu është një kompani, e cila merret me prodhimin dhe përpunimin e materialeve plastike, dhe mbahet si lidere në këtë sektor.

- Advertisement -

TE FUNDIT