15.5 C
Tirana

Turku Simsek dënohet me 1 vit burg për falsifikim dokumentash

VENDI

Gjykata e Tiranës ka dënuar me një vit burg shtetasin turk, Selami Simsek, i ndaluar nga policia shqiptare në Rinas, pasi tentoi të kalonte kufirin drejt Kanadasë me vizë të falsifikuar.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Ahmet Metaliaj, i cili shpalli fajtor 40-vjeçarin për falsifikim të vizave duke e dënuar fillimisht me 18 muaj burg. Por është pranuar kërkesa e shtetasit turk për gjykim të shkurtuar dhe në këto kushte dënimi i tij ulet në 1 vit burg.

Simsek në dëshminë e tij ka thënë se ka paguar afro 5 mijë euro për falsifikimin e vizës, ndërsa pasaporta turke ishte e rregullt. Arrestimi u bë në korrik të 2019 në Rinas.

Simsek akuzohet gjithashtu nga shteti turk si gylenist. Në lidhje me këto akuza nga vendi i tij i origjinës, 40-vjeçari ka kërkuar azil politik në Shqipëri, pasi sipas tij nëse e ekstradojnë në Turqi, i rrezikohet jeta.

- Advertisement -

TE FUNDIT