13.5 C
Tirana

Tre makina përfshihen në aksident, ndërron jetë një shqiptar.

VENDI

Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Cervere, Piemonte. Viktima është me inicialet M A 49 vjeç, ndërsa ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes si pasojë e përplasjes që ishte fatale. Në aksident u përfshinë tre makina.

Ndërkohë që nga aksidenti mbetën edhe tre persona të tjerë të plagosur, por që sipas medieve italiane nuk janë në rrezik për jetën. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa policia italiane heton për zbardhjen e dinamikës.

- Advertisement -

TE FUNDIT