16.5 C
Tirana

Trashëgimia kulturore e Shqipërisë në syrin e 15 gazetarëve europianë

VENDI

Trashëgimia kulturore dhe gastronomia e Shqipërisë ishin në fokusin e vizitës së 15 gazetarëve nga Greqia, Italia, Gjermani, Franca, Spanja etj.

Vizita e tyre filloi me legjendën e Kalasë së Rozafës, muzeun e saj dhe pamjet nga muret e saj të lashta.

Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës, ish-zyrat e Degës së Brendshme në Shkodër, i informoi ata për vështirësitë që Shkodra dhe Shqipëria ndeshën gjatë regjimit komunist. Gazetarët mësuan më shumë për historinë dhe kulturën e Shqipërisë përmes arkivit të pasur të fotografive në Muzeun Kombëtar “Marubi”.

Bashkimi Europian ka mbështetur rinovimin e ndërtesës së muzeumit, që tregon historinë dhe kulturën e Shqipërisë përmes fotografive.

Për të përfunduar këtë vizitë intensive, gazetarët shijuan kuzhinën e shijshme tek agroturizmi “Mrizi i Zanave”, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.

- Advertisement -

TE FUNDIT