18.5 C
Tirana

Transgjinorja shqiptare Anxhela: Çe dua jetën? Më mirë të kisha vdekur.

VENDI

Transgjinorja Anxhela ka treguar të gjitha detajet e dhu nimit të saj disa ditë më parë, para godinës së Kuvendit. Në një intervistë për Ftesë në 5, transgjinorja Anxhela, rrëfeu se ishin 6 persona ata që e kishin goditur, ndërsa askush prej të kalimtarëve nuk e kishte ndihmuar pavarësisht thirrjeve të saj. Anxhela pranoi se ka pasur momente kur ka menduar ti japë vetë fund jetës për shkak të diskriminimit dhe përbuzjes së njerëzve. Kjo nuk ishte hera e parë. Kur më kanë ndodhur herët e tjera e kanë marrë me të qeshur, se njerëzit mendojë se e bëja për show.

Ku ishe ti në ato momente? Po qëndroja pranë Parlamentit sepse jam e pastrehë. Para meje ishin tre djem të rinj dhe njëri prej tyre po më shikonte me urrejtje. Njëri prej tyre më godet me shkel dhe më rrëzon. Një tjetër më gjuan me shkel në stomak dhe më lë pa frymë. Pastaj erdhën dhe tre të tjerë. U bënë 6 veta që më gjuanin. Unë bërtisja Policia. Asnjë nuk u afrua. Mbaj mend një grua që ndërhyri dhe i tha pse i gjuani. Ata i thoshin se këta duhen shf arrosur dhe duhen vrarë. Ata ishin të rinj. Ishin me çanta shkolle. Shkova tek organizata. Kam tentuar ti jap fund jetës.

Mirë sharjet i duroj por dhu nën edhe unë njeri jam. U mërzita me jetën. Thashë që më mirë të vdes se nuk duroja dot më. Dhuna po, për dhunimet po. Të gjitha i kam në kurriz. Janë pafund rastet e mia. Më mirë të kisha vde kur në ato momente. Anxhela është dhunuar disa netë më parë pasi ka marrë pjesë në paradën e lezbikeve në Tiranë. Ky denoncim u bë masivisht në rrjetet sociale, teksa qarkulluan fotot e transgjinorit ku shihej me gjak në fytyrë dhe i rrahur. Pas këtij publikimi, ka ardhur reagimi i Komisionit për Mbrojtjen nga Diksriminimi, i Ambasadës Holandeze dhe Suedeze në Tiranë si dhe reagimi i Presidentit Ilir Meta.

- Advertisement -

TE FUNDIT