10.5 C
Tirana

Trajneri i Koresë: Nuk u kualifikuam, por mundëm më të mirët

VENDI

Trajneri i Koresë së Jugut, Shin Tae-yong deklaroi pas ndeshjes së fituar 2-0 ndaj Gjermanisë, rezultat që largoi kampionët në fuqi të Botës nga “Rusi 2018”, se ndihet i kënaqur, por në të njëjtën kohë i “zbrazur shpirtërisht”.

“Jam i kënaqur sepse mundëm më të mirët e botës, por i trishtuar sepse po largohemi nga Rusia pa kaluar fazën e grupeve. Mendoj se mund të zhvillohemi më shumë dhe në të ardhmen të ecim përpara. Duhet të analizojmë këto tre ndeshje të Botërorit dhe të përgatitemi për të ardhmen”, deklaroi Shin në konferencën e shtypit në Kazan Arena.

“Ndihem shumë mirë, shumë i kënaqur, por edhe paksa bosh. E dinim që kishim pak mundësi për të fituar dhe u thashë djemve që të luftonin deri në fund. U motivuan shumë kur dëgjonin që e kishim ndeshjen të humbur. Atyre u duhej fitorja patjetër dhe për këtë arsye ne duhet të shfrytëzonim kundërsulmet”, shtoi trajneri koreano-jugor.

Top Channel

- Advertisement -

TE FUNDIT