6.5 C
Tirana

Tràgjìke në Greqi/ Përmbyset traktori, ndërron jetë 20-vjecari shqiptar

VENDI

Një ngjarje tjetër e rëndë është shënuar në Fthiotida të Lamias në Greqi, me protagonist një shqiptar.

Traktori me të cilin punonte një 20 vjecar shqiptar është përmbysur dhe për rrjedhojë i riu nga Shqipëria ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në Megaplatano, Atalanti.

Mediat greke shkruajnë se i riu me origjinë shqiptare kishte marrë traktorin dhe po shkonte të punonte në një pronë me ullinj. Në rrethana të paqarta, traktori është përmbysur dhe ka zënë përsipër edhe djaloshin.

Traktori është përmbysur në anë të rrugës. Më pas, autoritetet janë vënë menjëherë në punë, duke dërguar forca policore, por për shqiptarin tashmë ishte shumë vonë. Ai kishte ndërruar jetë nga aksìdenti tràgjìk me traktor.

Trupi i pajetë i të riut nga Shqipëria u dërgua në stacionin policor të Atlantis, ku thjesht u konstatua vdèkja e tij. Po zhvillohen hetime paraprake për këtë vdèkje tràgjike

- Advertisement -

TE FUNDIT