18.5 C
Tirana

Tragjedia e Velipojës/ Noemi nuk ia doli!

VENDI

Noemi, vajza 10 vjeçe e familjes Preka nuk ia doli të jetojë. Tragjedia merr permasa me te medha. Nga aksidenti i fatal i së dieles u shua një familje e tërë, vetëm nëna ka mbijetuar. Edmond Preka 40 vjeç bashkë me tre fëmijët e tij humbën jeten.
Natën e aksidentit fatal vdiq babai me dy fëmijët 9 muajsh dhe 5 vjeç ndërsa sot spitali i Shkodrës jep lajmin e hidhur të vdekjes së vajzës tjeter 10 vjeçe.
Kjo është ngjarja më e dhimbshme që kemi pare ndonjehere do te shpreheshin mjekë, komuniteti ku jetonin dhe perfaqesuesit e kishes katolike qe moren pjese dje ne varrimin e Edmondit dhe femijeve te mitur.
Sot, Dom Marian Gega, prifti i Velipojës shkruan:
Me sa duket Zoti te deshti ma shume se sa ne. Ma shume se te qendroje me ne, ndoshta te gjithe jeten e pikellume, ai i Lumi preferoi me te bashku me baben, motren e vllaçkon tand!
Pushofsh ne Paqe Noemi!

- Advertisement -

TE FUNDIT