18.5 C
Tirana

Trag jedi në familjen shqiptare, banesa shkrumbohet nga flakët humb jetën 7 vjeçarja.

VENDI

Një ngjarje ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali në Servigliano në provincën e Fermos. Një vajzë 7vjeçare ka humbur jetën pasi shtëpia ku ajo banonte është përfshirë nga flakë.

Nëna e viktimës pasi u zgjua nga era e rëndë e tymit nxorri me shpejtësi vajzën e vogël e teksa u kthye që të marrë 7 vjeçaren ishte e pamundur pasi flakët përparuan me shpejtësi duke shkrumbuar banesën.

Ndërkohë babai mbërriti kur trag jedia kishte ndodhur tashmë. Nëna dhe vajza më e vogël 6 vjeç të cilët kishin arritur të shpëtonin u shpëtuan në vend dhe u transferuan më pas në spitalin në Fermo.

Vetëm zjarrfikësit të cilët mbërritën me tre mjete arritën të arrinin tek vajza e bllokuar në shtëpi dhe ta nxirrnin jashtë të cilët nuk ishin në gjendje ta shpëtoniin pasi ajo vdiq e asfiksuar nga tymi.

Familja me origjinë nga Kosova ishte transferuar në Servigliano në shtator. Në shtëpi vajza jetonte me motrën e saj më të vogël të lindur në vitin 2015 babanë e saj një punëtor 40 vjeç në një kompani ndërtimi dhe nënën e saj, një shtëpiake.

- Advertisement -

TE FUNDIT