7.5 C
Tirana

Tottenham do të fitonte 200 milionë € për Harry Kane, më shumë se Barça për Messi-n

VENDI

Tottenham Hotspur do të fitonte 200 milionë euro nëse do të vendoste të shiste Harry Kane – vlera më e lartë e një lojtari në pesë kampionatet kryesore evropiane.
Për shkak se Kane është produkt i akademisë së Suprs, çdo qindarkë prej shitjes së tij do të ishte profit i pastër dhe sulmuesi anglez ka një vlerë më të lartë se Messi, këtë e ka zbuluar CIES Football Observatory.
 
Kërkimet tregojnë se Messi, një produkt i akademisë së Barcelona-s por gjashtë vite më i madh se Kane, do t’i jepte klubit të tij 195 milionë euro nëse do të vendoste ta shiste.
Dele Alli i Tottenham është renditur në vend të tretë nga CIES, me vlerën e tij që është 165 milionë euro, por Spurs e blenë 6 milionë euro kështu që profiti i tij do të ishte 156 milionë euro.
Atletico Madrid’s Antoine Griezmann would bring the club a profit of £139m if sold on
Atletico do të bënte një profit 150 milionë euro nga Griezmann, ndërsa Juventus rreth 120 milionë euro nga Paulo Dybala që e bleu për 40 milionë euro nga Palermo.
Lojtarët që vijnë nga akademia janë ata që të japin më shumë përfitime dhe pritet që Marcus Rashford të jetë një nga më të shtrenjtit në vitet e ardhshme, bashkë me të edhe Saul Niguez i Atletico-s.

- Advertisement -

TE FUNDIT