Topalli reagon ashpër kundër Bashës.

Ditën e djeshme është formuar këshilli politik ku do të diskutohet për reformën në drejtësi. Palët kanë rënë dakord të formojnë këshillin politik ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare.

Në lidhje me këtë ka reaguar Jozefina Topalli me anë të një statusi ku e quan këtë takim një ditë më të zezë se ajo e 17 majit ku u takua Basha me Ramën. Topalli shkruan se kjo ulje në tryezë vjen pikërisht një ditë pasi u pushua çeshtje e lobimit rus në PD.