13.5 C
Tirana

Tjetërsimi i pronave, Renato Malota vetëdorëzohet pranë organeve hetimore

VENDI

Prej ditesh ne kerkim, futbollisti i Vllaznise Renato Malota vetedorezohet prane organeve hetimore.
Burime per Star Plus bejne me dije se Malota i eshte drejtuar policise Lezhe per te sqaruar qendrimin e tij ne lidhje me skandalin e tjetersimit te pronave ne Ranen e hedhun.
Renato Malota ka qene i shpallur ne kerkim nga prokuroria, por tashme gjithcka pritet te sqarohet pas vetedorezimit te tij prane organit te hetimit.
Tek Vllaznia mbesin me shpresen per zgjidhjen sa me shpejt te problemeve te tij dhe lojtari t’i bashkohet ekipit ne stervitje.
Ai ka qene lideri i kuqebluve ne repartin e mbrojtjes dhe padyshim qe skuadra ka nevoje per te ne ndeshjet e fundit te ketij kampionati.

- Advertisement -

TE FUNDIT