Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar këtë të enjte në zonën e Hardhishtes në Shijak.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ku si pasojë ka humbur jetën njëri prej drejtuesve të mjeteve. Nga ana tjetër ka mbetur I plagosur drejtuesi I mjetit tjetër, I cili është transportuar për në spital.
Policia ka shkruar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.