9.5 C
Tirana

Tifozët hodhën shishe në fushë, ja dënimi i FSHF për Vllazninë.

VENDI

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF është mbledhur sërish duke marrë vendimet mbi subjektet dhe aktorët e futbollit që kanë kryer shkelje gjatë javës që lam pas.

Nga Kategoria Superiore e kanë pësuar skuadrat e Luftëtarit dhe Vllaznisë së Shkodrës. Zyrtari i klubit të Luftëtarit Artur Danaj është dënuar me 8 ndeshje pezulli.

Ndërsa klubi duhet të dëmshpërblejë dëmet e bëra në Selman Stermasi. Nga ana tjetër shkodranët dhe Besëlidhja janë dënuar për sjellje të gabuar të tifozëve.

KF Vllaznia për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me gjobë në masën 100000 lekë. Në rastl përsëritje KF Vllaznia paralajmërohet se do të jetë objekt i masave të përshkallëzuara.

- Advertisement -

TE FUNDIT