8.5 C
Tirana

Ti je një injorant

VENDI


Nga Ermira Bicaj
Dhe e përsëris: Ti je kokrra e injorantit. E kam me ty që këto ndërgjegjësimet  kundër dhunës ndaj gruas të duken budallallëqe. E kam me ty që nuk dite kurrë t’iu japësh rrugëzgjidhje problemeve familjare pa qëlluar fatzezën, tët shoqe.
Ti je një injorant, sepse nuk di ç’do të thotë familje e shëndetshme, ç’do të thotë harmoni familjare, nuk e di ç’do të thotë gjendje e rënduar psikologjike e fëmijës dhe ç’ndikim ka kjo në të ardhmen e tij.
Ti je injorant, që turpëron prindërit që të kanë rritur, ose ndoshta pasqyron sjelljet e tyre ndaj njëri-tjetrit, por prapë, injorant mbetesh.
Ti meriton të kalbesh pas hekurave, e meriton vërtetë, sepse liria është për ata që dinë ta vlerësojnë tek vetja dhe të tjerët. Po nga ta dish ti ç’është e mira e tjetrit;
Ti injorant je.
Sa herë që vë dorë mbi fatzezën, tët shoqe, ti meriton të të vihet emri në çdo cep të qytetit a fshatit, ku jeton me mbiemrin “injoranti”, që të të mbushet mendja një herë e mirë se ato veprime që bën nuk janë burrërore, nuk janë lavdëruese, nuk të japin reputacion të mirë, nuk të thotë njeri “të lumtë”.
E në qoftë se është dikush që ta thotë, me siguri janë ata shokët e tu që kanë të njëjtën sjellje me gratë e tyre.
Ti je fatkeqsia më e madhe e shoqërisë njerëzore e nuk ke shpëtim, o mjeran! Jo se nuk ka shpëtim për ty, po se ti nuk do.
Dhe e di pse ndosh kjo? Sepse je injorant. Pikë!
27.al

- Advertisement -

TE FUNDIT