10.5 C
Tirana

Thonjtë tregues të rëndësishëm të shëndetit, bëni këto veprime që mos ju thyhen më.

VENDI

Të lodhur nga thyerja e shpeshtë e thonjve? Ky nuk është vetëm një problem estetik por edhe shëndetësor. Sipas mjekëve një ndër arsyet kryesore është mungesa e hekurit.

Ja disa hapa të thjeshtë që të keni gjithnjë thonj të bukur dhe të shëndetshëm. Një shkak i jashtëm që mund të ndikojë në prishjen e thonjve është acetoni.

Sipas specialistëve shmangi çdo locion që përmban këtë përbërës. Thonjtë e dobët mund të shkaktohen nga nivele të ulëta të hekurit ose anemisë.

Hekuri ndihmon në formimin e hemoglobinës një molekulë që transporton rruazat e kuqe të gjakut të pasura me oksigjen direkt në thonj.

Nëse nuk jeni të hidratuar nuk është për tu habitur që lëkura dhe thonjtë mund të thahen. Sipas ekspertëve nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm i gjithë trupi do të pësojë duke përfshirë thonjtë.

Hidratimi me krem është një mënyrë tjetër për ti mbajtur të butë pasi thonjtë kanë nevojë për lagështi nga brenda por edhe nga jashtë.

Është e rëndësishme që duart të lahen rregullisht për arsye higjiene por nuk duhen mbajtur për një kohë të gjatë në ujë pasi thahen dhe mund të shkaktojnë thyerje.

- Advertisement -

TE FUNDIT