12.5 C
Tirana

Thirrjet “Rama ik”/Socialistët ankohen për sabotim: Në stadium duhet të ishin vetëm tifozë të PS!

VENDI

Thirrjet dhe parrullat “Rama IK” kundër kryeministrit Edi Rama në stadiumin kombëtar kanë sjellë irritim në radhë e socialistëve. Kryeministri Edi Rama ka qenë një moment të  sikletshëm gjatë thirrjeve, nërsa drejtuesit e tjerë të PS kanë nisur të mendojnë për një sabotim nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit

Mësohet se drejtues dhe deputetët të PS kanë kërkuar llogari se përse nuk janë marrë masa për ngjarjen në stadium, pasi brohoritjet “Rama Ik” u kanë ngjarë njëlloj si në mitingjet e opozitës.

Një drejtues i lartë i PS-së ka akuzuar FSHF-në se nuk duhet të lejonte në stadium militantë të opozitës. Akuzat ndaj FSHF duket qesharake sepse në asnjë vend të botës nuk u kërkohen teserat e partisë tifozëve.

Me këtë logjikë, nuk është çudi që në ndeshjen e radhës hyrja në stadium të lejohet vetëm nëse keni teser partie të PS.

- Advertisement -

TE FUNDIT