16.5 C
Tirana

Thirrja e fortë e mjekëve: Mos neglizhoni gripin, ja shenjat që duhet t’ju çojnë në spital.

VENDI

Rasti i konfirmuar me meningjit dhe dy raste të tjera të dyshuara kanë rritur frikën dhe panikun në popullatë. Shefja e shërbimit të sëmundjeve infektive profesoreshe. Najada Como qetëson qytetarët duke u shprehur se nuk ka vend për panik. Por duhet që familjarët te tregohen te kujdesshem qe të mund të dallojnë simptomat e meningjitit tek një i afërm i tyre duke qenë se shenjat janë të njëjta me infeksionet virale.

Ka nje person qe vuan nga meningiti me temperature te larte dhimbje koke te vjella dhe intolerance nga drita. Deri ketu jane shenja qe ti orientohesh nga ana mjekesore. Ajo qe duhet te dyshosh ti si familjar per te semurin qe ke eshte qe per temperatura te larta qe nuk domonohen nga dhenia e barnave qe e ulin duhet te shkoni ne spital per vizite.

Mjekët sqarojnë se kur prekemi nga infeksionet virale nuk duhet ti neglizhojnë por të paraqitemi tek mjeku i familjes pasi bakteri gjen terren të përshtatshëm. Çomo thekson se gripi nuk duhet neglizhuar pasi një ndër komplikacionet e tij është meningjiti viral cili shkakton humbje jete. Vete gripi mund te jape meningite pneumonite virale prekje te muskujve te zemres miokarditi.

Meningiti me natyre virale mund te duket me i lehte por ne raste me te vecanta mund te jene te renda dhe te cenojne jeten e nje personi. Përsa i përket situatës gripale mjekët thonë se jemi në një situatë më të lehtë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar përsa i përket numrit të të prekurve por qytetarët duhet të bëjnë kujdes me higjenën personale me shmangien e grumbullimeve pasi fundi i janarit mund të sjellë një numër në rritje të personave të prekur.

- Advertisement -

TE FUNDIT