13.5 C
Tirana

Thethi, parajsa mbi tokë…

VENDI

Nga Paulin Z. Zefi
Parku Kombëtar i Thethit është shpallur si i tillë me vendim të Këshillit te Ministrave Nr.6, me dt.21.11.1966 që përfshin një sipërfaqe totale prej 2630 ha, nga të cilët 2.300 hektarë janë me pyje të dendura, ku gjenden 50%, e llojeve të bimësisë së Shqipërisë, disa prej tyre endemike nga të cilat; 120 janë bimë medicinale, 40 lloje janë bimë ngjyrosëse, 50 lloje janë
bimë të egra që konsumohen për ushqim dhe një numër shumë i madh lulesh, ku më e vecanta ndër të gjitha është”Vulfenia e Baldaccit”, e zbuluar nga gjeografi dhe botanisti italian nga Bologna e Italisë, Antonio Baldacci (1867-1950)”. Për sa i përket Faunës(Botës
shtazore), Thethi përfaqëson një Mega-Park Zoologjik, duke ofruar kushte të përsosura për kafshë të tilla si: Ariu i murrmë, dhia e egër, derri i egër, kaprolli, ujku, dhelpra dhe sidomos rreshqebulli, që është një specje në rrezik zhdukje, por që fatmirësisht këtu në Theth jeton një numër shumë i madh i rrëshqebujve.
Ndërkaq, përsa u përket shpendëve, këto male të larta dhe pyje kaq të dendura, përfaqë- sojnë habitatin natyror më të përsosur për Shqiponjën e Artë,skifterin,thëllëzen, pëllumbin e egër, gjelin dhe pulën e egër etj, etj. Lumi i Thethit , që është dega kryesore e Lumit të
Shalës, së bashku me lumin e Kapresë , shquhen për peshkun e tyre karakteristik , Trofta Pikaloshe dhe Trofta Kryemadhe , apo liqeni akullnajor i Terthores , ku gjëndet Tritoni Alpin,një peshk shumë i vecantë,etj.
Pika më e ulët e Thethit përkon me shtratin e rrjedhës së poshtme të Lumit të Thethit, në ekstremin jugor të këtij Parku Nacional Kombëtar, në kuotën 575 metra dhe duke arritur lartësi maksimale në Malin Radohima 2568, 3m lartësi mbidetare, apo mali impresionues i
Jezercës që është 2694 metra i lartë, i cili përfaqëson pikën më të lartë në Alpet Shqiptare dhe Bjeshket e Namuna/të Bekuara dhe listohet si pika e dytë më e lartë në Shqipëri , pas Malit të Korabit.
Në Theth kemi rreth 36 burime të mëdha me ujë të kristaltë dhe temperaturë që varion nga 5-7°C,ku burimi më i madh është pikërisht vendi ku buron Lumi i Shalës në Okol,2.5-3m3 në second nëpërmjet të cilit furnizohen 12-Mullinj me ujë dhe një Hidrocentral i vogël që siguron energjinë elektrike për fshatrat piktoreske të kësaj lugine përrallore…
Ne Theth, po ashtu , kemi rreth 20 ujëvare , ku më madhështorja është Ujëvarja e Grunasit me lartësi 35metra , e cila është edhe ujëvarja më e lartë në Shqipëri…Pranë kësaj Ujëvareje ndodhet një tjetër mrekulli natyrore , sic është Kanioni i Grunasit , me një gjatësi afërsisht 2 kilometra dhe i gjerë 2,5 deri në 3 metra , me një thellësi që varion nga 30 deri në 60 metra. Në Theth kemi plot 170 shpella karstike , ku 10 prej tyre janë të kategorisë ndërkombëtare ,
apo zona turistike me vlera kurative , ku shpellat më të njohura janë : Shpella e Harapit,ajo e Rrathëve,e Qyqes dhe Shpella e Kuqe…Historia e hershme e Thethit dhe e Shalës është e lidhur ngushtë me Fisin Ilir të Labeatëve , me qendër ne Scodrinon/Shkoder.
Përgjat shek.VIII-të kjo zonë bënte pjesë në territorin e Pulatit/Pultit dhe për herë të parë Thethi na shfaqet i dokumentuar ne Defterin e regjistrimit te Sanxhakut të Shkodrës në vitin 1485, pra 4 vite pas vdekjes së Princit tonë famëmadh LEKA i III-të DUKAGJINI(1410-1481)”dhe specifikohet me emrin Fusha, e banuar nga vetëm 7 shtëpi që i
përkisnin fisit të fuqishëm Shale-Dukagjin. Duke qenë se autoritetet e Perandorisë Osmane me qendër në Shkodër e kishin të pamundur kontrollin e këtij rajoni, fillimisht ata e izoluan plotë- sisht nga pjesa tjetër e Arbërisë , por ne shek. XVI-të,Thethi si pjesë integrale e Shalës
dhe së bashku me Shoshin dhe Pultin,u shkëputën nga Shkodra duke u bashkuar administrativisht me Sanxhakun e Dukagjinit , me qendër në qytetin e Pejës…Më vonë në fillim të shek.XIX-të, Fisi i Ahcajve nga Thethi,arriti që ta bashkoje këtë zonë me Pashallëkun e Bushatllinjve të Shkodrës…
Përsa i përket qëndreses titanike me Perandorinë Osmane dhe luftërave të lavdishme me forcat serbo-malazeze, Malsorët Dukagjinas të Thethit ishin pjesë e pandashme e Fisit Shalë dhe kurrë nuk ju nënshtruan asnjë autoriteti të huaj , përvec Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe
dashurisë së pakushtëzuar ndaj Kishes Katolike, ku në disa fshatra të thella, Besimi Katolik u konservua me shumë fanatizëm edhe pse Perandoria Osmane i kishte privuar nga cdo kontakt me botën e civilizuar , duke e penguar Selinë e Shenjtë që të dërgonte Klerikë Katolikë për gati 150 vite me radhë, pasi këto Fise 100% Arbnore nuk pranonin që t’i nënshtroheshin Perandorisë Osmane.
Ne Theth, përvec Kishës së Shënandout,kemi një Trashëgimi HistorikoKulturore shumë të pasur me një numër shumë të madh Kullash 2-3 apo deri ne 4-kate, të ndërtuara me gurë të latuar dhe cati të pjerrëta (model alpin), ku spikasin dy objekte vërtetë impresionuese, sic
 
janë Kulla e Gjakut dhe Kulla e Ngujimit. “Edhe hana do ta dijë, Edhe dielli do t’kete pa, Se për çark ksajë rrokullije, Si Shqypnija i vend nuk ka!” (At.GJERGJ FISHTA) Marrë nga Revista Drini

- Advertisement -

TE FUNDIT