20.5 C
Tirana

Termeti në Korçë, banorët e gdhijnë nën çadra

VENDI

Në fshatin Floq, në epiqëndrën e tërmetit, situata mbetet e rëndë. Këtë konstatim e ka një prej përfaqsueseve në strukturat drejtuese të degës së PD dhe nënkryetare e Këshillit bashkiak Ledina Alolli.

“Kemi qënë pranë këtyre banorëve në mbështetje dhe solidarizim ndaj njëri-tjetrit. Në biseda me banorët, ata shprehën shqetësimin e pasigurisë së madhe dhe panikut që ndiejnë se çfarë do të bëhet nesër me ta dhe banesat e tyre’ tha Alolli.

Ajo thekson faktin që edhe pse Emergjencat Civile kanë sjellë çadrat dhe disa ndihma ushqimore, ky reagim është krejtësisht i pamjaftueshëm. Emergjente është vendosja e një çadre urgjence mjekësore, pasi fëmijët dhe të moshuar kanë nevojë për shërbime. Në këto momente shumë të vështira, bëjmë apel për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”.

Ndërkohë, Alolli vlerëson se lëvrimi i fondit të Emergjencës për riparimin dhe ndërtimin e shtëpive është i domosdoshëm.

- Advertisement -

TE FUNDIT