16.5 C
Tirana

Tërmeti katastrofik në Turqi, rritet numri i viktimave, shumë të zhdukur

VENDI

Vijon të rritet orë pas ore bilanci i viktimave nga tërmeti I fuqishëm që tronditi Turqinë lindore ditën e premte në mbrëmje.

Nga lëkundjet e forta në province Elazig deri tani rezultojnë 18 të vdekur dhe mbi 550 të plagosur.
Por bilanci është ende provizor pasi janë mininalisht 30 persona që rezultojnë se ndodhen nën rrënoja.

Sipas qëndrës së sizmiologjisë në Stamboll, lëkundja ka qënë me magnitudë 6.8 shkalla richter me një thellësi 10 kilometer e me epiqëndër në qytetin Sivrice.

Lëkundja e parë e fortë u pasua me dy
të tjerë 5.4 dhe 5.1.
Zona e epiqëdrës është 750 km larg nga kryeqyteti Ankara.
Shumë ndërtesa janë rrëzuar në tokë ndërkohë që paniku ka qënë jashtëzakonisht I madh pasi ky është tërmeti me magnitudë më të lartë që është regjistruar në këtë provincë që nga viti 1999.

- Advertisement -

TE FUNDIT