7.5 C
Tirana

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, shtohet barra mbi supet e Bilalit: Kam 25 vjet që vuaj.

VENDI

Bilal Qoku nga Krraba po jeton në kushte tepër të vështira. Shtëpia e tij është bërë e pabanueshme për shkak të tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit. Ai ka dy vajza dhe një djalë.

Vajzën e madhe e ka të martuar. Ndërsa bashkëshortja e Bilalit është e sëmurë pasi vuan nga depresioni, dhe tërmeti i fundit e ka rënduar më shumë gjendjen e saj shëndetësore. Në këtë shtëpi të rrënuar jeton edhe nëna 84 vjeçare e Bilalit.

Emisioni E Diela Shqiptare në Tv Klan pa nga afër kushtet si banon kjo familje. E vetmja gjë që ata kanë për të jetuar, është rroga 200 mijë Lekë të vjetra si roje e Bilalit. Ky i fundit thotë se e gjithë jeta e tij ka qenë një maratonë vuajtjesh.

Kam mbi 25 vjet që vuaj, shprehet ai. Fati nuk ka qenë fort bujar me të, por Bilali i mban shpresat tek Zoti, që më në fund pas kaq vitesh situata të ndryshojë për mirë.

- Advertisement -

TE FUNDIT