12.5 C
Tirana

Tërmeti i fuqishëm çan pallatin në mes

VENDI

Tërmeti i fuqishëm që tronditi sot Shqipërinë, ka dëmtuar rëndë dhe një pallat në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Siç shihet dhe në foto tërmeti ka çarë në dysh ndërtesën.

Tërmeti ka prekur të gjitha zonat e Shqipërisë, në Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulzqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fieri.

Një tërmet që u pasua nga një i dytë, tronditi të gjithë Shqipërinë dhe njerëzit kudo kanë dalë jashtë nga banesat e tyre apo kudo që ata janë ndodhur.

Tërmeti me magnitude 5.6 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 balle, 30 km ne veri të Durrësit, në bregdet afër Kepit Rodonit. Tërmeti më i forte ne 20-30 vitet e fundit.

 

 

 

- Advertisement -

TE FUNDIT