Tërmet në Kosovë, lëkundja 4.3 ballë

Panik në Kosovë pasditën e kësaj të mërkure.

Një lëkundje e fortë e tokës është ndjerë rreth orës 17:32 minuta në disa qytete të vendit.
Tërmeti ka qënë me magnitudë 4.3 sipas shkallës richter.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në komunën e Zubin Potokut nëMitrovicë.

Përvec frikës ende nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.
Zona e Ballkanit në muajt e fundit ka qënë vater lëkundjesh duke nisur jo vetëm nga tërmetet e forta në Shqipëri por edhe disa tërmete me mangnitudë mbi 4.5 ballë në Bosnjë, Bullgari dhe Greqi.