“Të mundësohet sa më shpejt frekuentimi i plazheve”, Pipero: Ja çfarë do të ndodhë në vjeshtë me virusin

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është shprehur se të dhënat e fundit epidemiologjike dhe klinike tashmë tregojnë se COVID-19 thuajse ka hyrë në fazën e fundit.

PUBLICITET

 

Në një intervistë ai ka theksuar se qytetarët duhet të shmangin grumbullimet, ndërsa ka deklaruar se sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve, apo pishinave shumë më mirë do të ishte për vendin.

 

“Sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve apo pishinave shumë më mirë do të ishte.

 

Askush nuk mund ta përjashtojë një valë të dytë, por kam thënë që në opinionin tim një valë e dytë në fund të vjeshtës ka gjasa që të mos jetë agresive. Besoj që mund të kemi një skemë mjekimi më efektive ndaj COVID-19”, tha Pipero.

PUBLICITET