10.5 C
Tirana

Të famshmit shqiptarë ruajnë qelizat staminale të fëmijëve, ja arsyeja.

VENDI

Pas lindjes shumë personazhe të njohur kanë zgjedhur që të ruajnë qelizat staminale të fëmijëve të tyre. Miriam Cani dhe Alban Skënderaj bënë pikërisht këtë gjë për djalin e tyre që erdhi në ditë vetëm pak ditë më parë por ata nuk janë të vetmit që kanë ndjekur këtë metodë.

Edhe Almeda Abazi Inis Gjoni Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë ruajtur qelizat staminale të të vegjëlve të tyre. Kjo metodë që personazhet e famshëm në Shqipëri po ndjekin cilësohet si një dhuratë mjaft e vlefshme për fëmijët pasi gjaku që merret nga kordoni umbelikal shëron një sërë sëmundjesh të rre zikshme që nuk mund të kurohen lehtë.

Sipas Harvard Health Publishing gjaku i kordonit përmban disa qeliza të cilat quhen qeliza burimore hematopoietike. Këto qeliza mund të kthehen në çdo lloj qelize gjaku dhe përdoren për transplante që mund të kurojnë sëmundje të tilla si çrregullime të gjakut defiçencat që lidhen me imunitetin sëmundjet metabolike dhe disa tumore.

Studimet që po bëhen kohët e fundit po zbulojnë akoma dhe më shumë mënyra se si këto qeliza mund të shpëtojnë jetë dhe prandaj ja vlen që të ruhen pas lindjes së fëmijëve. Kjo gjë është e sigurt edhe për të vegjlit pasi nuk ndikon aspak në sjelljen e tyre në jetë.

Sëmundjet që gjaku i kordonit shëron nuk janë shumë të zakonshme kështu që shanset që bebet të sëmuren prej tyre janë shumë të ulëta megjithatë ato prekin me miliona fëmijë në mbarë botën çdo vit. Qelizat staminale nuk mundet ti përdorë vetëm një fëmijë por edhe familjarët e tij që kanë një sëmundje gjenetike.

- Advertisement -

TE FUNDIT