Të afërmit e Xhesikës: Ulërintë për ndihmë duke zbritur shkallët…

Ëndrra e Xhesika Biqikut për tu bërë arkeologe u ndërpre në mes. Në pallatin ku Xhesika u rrit në Kombinat dëgjohen vetëm zërat vajtues të të afërmeve të cilët mes lotësh, rrëfejnë përpjekjet e 20 vjeçares për të mbijetuar natën e tme rrit.

PUBLICITET

E njihnim Xhesikën. Gjynah vajzë e urtë vajzë e sjellshme dhe e vuajtur. Sa të mira që ishin, çfarë bëri keq? Ulërinte atë natë ndihmë, ndihmë, ne ishim duke zbritur shkallët në ato moment. Një djalë e ka marrë me makinë. I ati vetëm ulërinte ndihmë në ndihmoni. Nuk kemi çfarë themi vajzë e re, shprehen të afërmit.

E tronditur shprehet dhe Valbona e cila është rritur me të. Një vajzë shumë e mirë jemi rritur bashkë, jemi shumë të tronditur nga lajmi që morëm tani se Xhesika ka ndërruar jetë, thotë Valbona.

PUBLICITET