16.5 C
Tirana

Tano Banushi, talenti i një begatie kontributesh me vlerë.

VENDI

Tano Banushi lindi në Shkodër, me 4 shkurt të vitit 1927. I ati i tij Lluka ishte ndër bejtexhinjte dhe humoristët e njohur të qytetit. Fillimet në fushen e humorit si aktor komik i ka qysh në fillimin e viteve 1940, në vitin 1945, luajti rolin e të dehurit në shfaqjen e drames Armiku i popullit të Ibsenit si dhe atë të Pashukut në komedine me te njejtin titull të Filip Ndocaj, që e beri të njohur tek artdashesit shkodran. Tano Banushi është figura me perfaqesuese e teatrit të estradës së Shkodrës, një ndër themeluesit e saj, në vitin 1958, dhe nga aktorët shqiptarë më të shquar të humorit. Qysh në premieren përuruese të ketij teatri, Në repartin e operacionit, në të 16 shfaqet e saj, ai e befasoi publikun e qytetit me dhuntitë e shpreura si aktor komik.

Ka realizuar role në skenë në rreth 200 premiera, kryesisht në Estraden e Shkodrës me figura të larmishme në komeditë me një akt, në skece, në intermexo, në parodi, në kuplete, në dialoge, në monologe etj, duke realizuar kështu një profil të tijin si aktor i tipit të humorit popullor, ku bije në sy ironia, dykuptimesitë, semantika e pasur e fjalës eksprevisiteti i mimikës dhe i gjestit. Loja e Tano Banushit kishte hir, eleganc, finesë e nur komik; e folura e tij ishte e veçantë, gjithashtu, trupi si i ngurosur, si i mbledhur në shpatulla dhe qafa e anuar. Veshtrimi i tij shpesh ishte si i hutuar, si i humbulluar, i habitur, që luante me paradoksalen, të papriturat, marrinat e bashkëbiseduesve duke rezultuar në fund jo i tallur, por tallës.

Ishte nga aktorët me brilantë të skenës së estradës, emblema e saj. Të shumta janë figurat e tij, një varg tipash të larmishëm ne profesione, mosha, karaktere, vese, menyra sjelljeje, deri edhe në interpretimin e roleve të grave, të femijeve apo në animizimet e ndryshme e perveçuese të kafsheve. Krijimi i figurës së Dullës në një varg shfaqjesh (njeriut me vese, që kritikohet fort prej gruas dhe shokëve të punës dhe që në fund korigjohet e beri tepër popullor tek shikuesit shkodranë e gjerazi në Shqiperi.

Nepër vite, ai konsolidoi një menyrë të tijen të interpretimit, ku vellazëroheshin kundërti të papajtueshme në dukje, të cilat shkaktonin edhe humorin, duke kaluar lehtësisht nga njera gjendje te tjetra, nga logjika tek alogjika, nga e pranueshmja te paradoksalja, nga e thjeshta tek e ngatruara, nga e qeta te nervozja sikurse u vu re nder të tjera në interpretimet plot hijeshi të pjeseve të tilla si Kunati i shokut Xhemal, Fotografia, Ndërtimet e reja, Familje me halle, Në spital. Vleresonte drejt mardhenjen me partnerin, nxiste atmosferen artistike, duke e mbajtur perhere te gjalle aktin krijues gjate provave ne tavoline, ne skene dhe ne shfaqje.

- Advertisement -

TE FUNDIT